Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Vendimi befasues i UEFA-s, detyron Shqipërinë dhe Kosovën të luajnë një ndeshje tjetër në mars
Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në fazën e Play Off të Botërorit. Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në gjysmëfinale, ndërsa në finale me fituesin e Ukrainë-Suedi. Nga ana tjetër Kosova ka gjetur Sllovakinë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do të ndeshet me fituesin e Turqi-Rumani. E pakuptueshmja qëndron në faktin se UEFA ka vendosur që të detyrojë Kombëtaret për miqësoren më të padëshiruar të mundshme. Kështu UEFA ka vendosur që Kombëtaret humbëse të përballen me njëra-tjetrën në një miqësore. Pra nëse Shqipëria humbet me Poloninë, të ndeshet me humbësin e Ukrainë-Suedi dhe nga ana tjetër që Kosova në rast humbje të ndeshet me humbësin e Turqi-Rumani. Një ide tërësisht e pakuptueshme duke ditur se moralisht ekipet do të jenë të rëna nga humbjet...