15 milionë euro për të forcuar mbrojtjen, lëvizja e parë që do të bëjë Milan në merkaton e janarit

15 milionë euro për të forcuar mbrojtjen, lëvizja e parë që do të bëjë Milan në merkaton e janarit

20 Nëntor 2025 19:20 Telesport Milan ka shfaqur jo pak probleme në qendrën e mbrojtjes deri tani këtë sezon, për këtë arsye kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ndërhyrje gjatë merkatos së janarit. Emri që po fiton terren është ai i Thomas Kristensen, 23 vjeç, qendërmbrojtësi danez i Udineses, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”. Performancat e danezit deri më tani këtë sezon kanë ngjallur interesin në rritje nga fituesi shtatë herë i Ligës së Kampionëve. I monitoruar nga klube të tjera të mëdha evropiane, ka raportime për një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Milan për të siguruar nënshkrimin e danezit, brenda merkatos së janarit.