Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Guardiola nuk dorëzohet, do me patjetër këtë lojtar të Real Madridit për t’i besuar “çelësat” e mesfushës
20 Nëntor 2025 19:51 Telesport Pavarësisht mbërritjes së Tijjani Reijnders gjatë verës së fundit dhe formës së mirë të treguar nga holandezi, Pep Guardiola mbetet i vendosur të forcojë sërish mesfushën, një sektor që ai e konsideron absolutisht thelbësor. Sipas “Fichajes”, objektivi kryesor i Pep Guardiolës për verën e ardhshme është mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde. I impresionuar nga shkathtësia, qëndrueshmëria dhe intensiteti i pandërprerë i uruguaianit, Guardiola beson se ylli i Real Madridit është një përshtatje e përkryer për ADN-në e City-t. Duke qenë një nga lojtarët kyç te madrilenët dhe me një kontratë deri në vitin 2029, Manchester City po përgatit një ofertë 100 milionë euro për të plotësuar dëshirën e radhës së Pep Guardiolës.