Inter-Milan, derbi edhe në merkato. Objektivi i përbashkët luan në Angli

Inter-Milan, derbi edhe në merkato. Objektivi i përbashkët luan në Angli

20 Nëntor 2025 20:07 Telesport Përveç derbit në fushë, i pari për këtë sezon do të luhet të dielën, Inter dhe Milan po rivalizojnë mes tyre edhe në merkato. Objektivi i përbashkët i klubeve të Milano-s është portieri i Leeds United, Illan Meslier, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor të vitit 2026. Inter e sheh francezin si pasuesin e mundshëm të Yan Sommer, pasi zvicerani pritet ta mbyllë me zikaltrit në fund të këtij sezoni. Në anën tjetër, edhe kuqezinjtë intereoshen për Illan Meslier, si një zëvendësues i mundshëm, në rast se nuk rinovojnë dot me Mike Maignan. Një arsye e fortë pse të dy klubet interesohen shumë për Illan Meslier, është mundësia për ta transferuar falas gjatë verës së ardhshme.