Klubi kurbinas afroi para duelit me Lushnjën trajnerin ekspert Naxhi Shensoi, në skuadër dy futbollistët më të shtrenjtë të së Parës.
Kategoria e Parë luan këtë të diel ndeshjet e para të fazës së dytë. Kreu, aty ku dy vendet e para ngjiten menjëherë në Superiore, ka njohur supermacinë e Skënderbeut dhe të Laçit.
Nëse korçarët, lojrat e mira i kanë konkretizuar edhe me diferenë pikësh nga vendi i tretë, për kurbinasit situata duket më e vështirë. Fakti që Laçi ka vetëm tri pikë para Pogradecit të vendit të tretë, nuk lejon hapë falsë në këtë fazë të dytë e 12-ta në radhë.
Madje që këtë të diel ndërsa në Laç (13:30) do të zhvillohet takimi Laçi- Iliria. Sigurisht eksperienca e bardhezinjëve është e madhe ndërsa me një kalendar goxha të favorshëm në këtë fazë (presin në shtëpi; Ilirinë, Pogradecin, Korabin, Skënderbeun, Kukësin, AF Luftëtarin dhe javën e fundit Besën e Kavajës) mund të rrisin pikët e të shkojnë në aktin final (faza e tretë) me më shumë siguri.
Laçi aktual me Naxhi Shensoi trajner, lista e start sezonit:
Ortelio BibaKlevis HasanbelliEldi PojanaArlind KurtiHarrisonLedjo TresaOrgi CenaOlsi MyrtaStiven BiboAgan MjakiAmadu TraoreIsak AfolabiSander KalajTalebHenrik NergutiIkenaDanilo BajraktariMuhamadXhoel HajdariXherrisonMajkëll IremitidKlevi AjaziStiven Nikolli/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
