Marshimi nga zyrat e FSHF, mesazhi i cili nuk ju lejua nga policia në stadium. Ja si nisi protesta e TKZ dhe Illyrian Elite

Pas protestës së zgjatur në rreth 15 minuta në fillim të ndeshjes Shqipëri-Andorra, shoqëruar me fyerje të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, tifogrupi Tifozët Kuq e Zi, të bashkuar me Illyrian Elite, kanë reaguar edhe në rrjetet sociale duke e quajtur vetëm fillimin këtë nismë kundër vendimit për të hequr biletat e rezervuara për tifogrupet në stadium duke e bërë një shitje të lirë ne çdo sektor të shkallëve të tribunave për ndeshjet në Shqipëri.
Tifozeria u grumbullua përpara ambjenteve të FSHF për të protestuar me flakadan dhe me thirrje por edhe me një mesazh të gjatë. Më pas u nisën drejt stadiumit dhe pse të kontrolluar nga sita policore, arritën që të futen brenda por pa e marrë dot mesazhin që kishin shfaqur përpara ambjenteve të FSHF.

“Djemtë e zgjedhur të Arbërisë kundër pazareve në emër të Shqipërisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas ndeshjes së mbrëmshme, thonë se nuk do të ndalen kundër organizimit të përbashkët Shqipëri-Serbi për organizimin e Evropianit.
Reagimi i tyre i plotë: “Mjaft më me pazaret e errëta!
Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. “𝐃𝐣𝐞𝐦𝐭ë 𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐭ë 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐬ë, 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐞𝐦ë𝐫 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐬ë” Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të “shterrojë” kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”