Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, trajnerit dhe lojtarëve iu grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes

Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, trajnerit dhe lojtarëve iu grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes

Turqia barazoi me Spanjën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por gjatë ndeshjes trajneri dhe lojtarët u vodhën brenda dhomave të zhveshjes. Sipas gazetës spanjolle MARCA, u vodhën ora dhe unaza, me një total prej mbi 300,000 eurosh. Alarmi u dha drejtpërdrejt nga personeli i ekipit kombëtar turk dhe policia spanjolle nisi një hetim të shpejtë, i cili ishte shumë i suksesshëm, pasi gjeti të gjitha sendet e humbura që i përkisnin stafit të trajnerit Montela dhe lojtarëve. Për më tepër, u identifikua një person potencialisht përgjegjës për vjedhjen, por megjithatë, hetimi mbetet i hapur për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb