Trajneri i Polonisë nuk i trembet aspak Shqipërisë dhe e nis betejën që sot

Trajneri i Polonisë nuk i trembet aspak Shqipërisë dhe e nis betejën që sot

20 Nëntor 2025 18:33 Telesport Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të çifteve gjysmëfinaliste për play-offin e muajit mars, ka ardhur reagimi i parë nga Polonia për përballjen me Shqipërinë. Trajneri i Polonisë, Jan Urban, është i kënauqr me shortin dhe e shikon Poloninë si favorite për të shkuar në finalen e fundit. “Nuk mund të ankohemi. Do të luajmë ndeshjen tonë të parë kundër Shqipërisë në shtëpi. Jemi favoritë padyshim, nuk kam frikë ta them këtë dhe madje e them me bindje të plotë.Sigurisht, çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, por ne jemi favorit dhe duhet të shfrytëzojmë avantazhin që luajmë në fushën tonë”, tha Urban. Kujtojmë se fituesi i çiftit Poloni-Shqipëri do të ndeshet në finalen e madhe me...