Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Liverpool gjen te Barcelona zëvendësuesin e Salah, ofron 100 milionë euro
20 Nëntor 2025 18:52 Telesport Edhe pse kontrata e Mohamed Salah me Liverpool skadon në vitin 2027, egjiptiani sipas të gjitha zërave do të largohet në fund të këtij sezoni. Deri tani janë përmendur shumë emra që po ndjek klubi i kuq për të gjetur zëvendësuesin ideal të Salah. Së fundmi, një emër që po fiton shumë terren është Raphinha, sulmuesi i Barcelonës. Braziliani pëlqehet shumë nga trajneri Arne Slot dhe shikohet si një përforcim ideal në sulm. Sipas medieve angleze, kampioni në fuqi i Premier League është gati të ofrojë 100 milionë euro për Raphinha-n. Edhe spe braziliani është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, gjendja e tyre financiare jo e mirë mund të jetë një shtysë për të “sakrifikuar” Raphinha-n në këtë rast.