Pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së

Pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  Në njoftimin e Presidencës theksohet se presidentja Osmani ka vënë në pah rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.  Gjatë takimit janë trajtuar edhe tema të tjera që lidhen me bashkëpunimin bilateral, ku presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i konsideroi aleatin më të rëndësishëm strategjik.  Presidentja Osmani ka shpallur datën 28 dhjetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vend.