Sfida me Poloninë, ja si janë statistikat për Shqipërinë

Sfida me Poloninë, ja si janë statistikat për Shqipërinë

Shqipëria mësoi kundërshtarin e fazës “play off”. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë. Kombëtarja polake është një nga kundërshtarët më të shpeshtë të Shqipërisë, me 15 ndeshje mes tyre që prej vitit 1949. Bilanci historik është në favor të polakëve, të cilët kanë 10 fitore, ndërsa Shqipëria ka vetëm 2 dhe 3 takime janë mbyllur në barazim. Përballja më e fundit u zhvillua më 10 shtator 2023, ku Shqipëria fitoi 2–0 në “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Polonia ka qenë në formë të mirë gjatë këtij cikli, me vetëm një humbje në grupin eliminator të Botërorit 2026. Edhe statistikat ndaj Ukrainës dhe Suedisë nuk janë pozitive, me vetëm nga një fitore për secilën. Shqipëria ka treguar përmirësim të ndjeshëm vitet e...