35-vjeçari sulmon portierin e Barçës: Nuk jam Shezni, s’bëj budallallëqe

35-vjeçari sulmon portierin e Barçës: Nuk jam Shezni, s’bëj budallallëqe

Vojçek Shezni u tërhoq nga futbolli në 2024 pasi e mbylli me Juventusin dhe kombëtaren polake. Por ai u rikthye sërish në fushë pasi Barcelonës iu dëmtua portieri Ter Shtegen duke i marrë vendin. Ky vendim i gardianit duket se nuk është pëlqyer nga ish-futbollisti i Polonisë, Grzegorz Krychowiak. 35-vjeçari u tërhoq së fundmi nga futbolli profesionist dhe është pyetur sërish nëse mund të shqyrtonte vendimin e tij që të rikthehej. “Pas asaj bisede, kuptova se nuk jam Vojçek Shezni. Nuk bëj budallallëk. Mora një vendim të menduar mirë dhe ky është fundi i karrierës sime”, u përgjigj Krychowiak.