(VIDEO) Përmbytje në fshatin Trevllazër, lumi Vjosa vërshon në tokat bujqësore

(VIDEO) Përmbytje në fshatin Trevllazër, lumi Vjosa vërshon në tokat bujqësore

Ujërat e lumit Vjosë kanë vërshuar në tokat bujqësore në fshatrat e Novoselës. Nga përmbytja mësohet se dëmet janë të shumta në tokë bujqësore dhe kullota.  Uji i lumit ka përmbytur 500 rrënjë ullinj si dhe 5 dynym tokë bujqësore në zonën që i përket fshatit Trevllazër. Nga pamjet duken edhe banesa të përmbytura nga uji teksa moti i keq vijon në pjesën më të madhe të vendit.