Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama, Suela dhe Shabana
Nga Skënder Minxhozi/ A mos ka Shqipëria një problem specifik me ministret e brendshme të Britanisë së Madhe?! Apo mos dy zonjat, përkatësisht Suella Braverman dhe Shabana Mahmood, janë thjesht rastësisht dy zyrtare të larta me qëndrime identike dhe shënjestruese ndaj komunitetit shqiptar në Britani në vitet e fundit? Natyrisht që qeveria shqiptare s’ka pse të ketë problem me dy politikane gra, për sa kohë Edi Rama e ka kthyer në mani futjen në kabinetin e tij të grave. Çeshtja duket e gjitha e fokusuar tek zhvillimet e brendshme në politikën britanike dhe për këtë arsye është edhe një çeshtje e sforcuar pasi është e njëanshme. Deklarata e sekretares së brendshme Mahmood për kthimin në Shqipëri të 700 familjeve shqiptare është jo vetëm një piketim...