Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Botërori 2026/Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, e njohim dhe na njeh mirë
Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi. Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë. Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara....