Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë, luajmë shanset tona në Varshavë
Shqipëria dhe Polonia do masin forcat në Play Off të Botërorit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka bërë komentin e tij, menjëherë pas hedhjes së goglave. “I buzëqeshur? Ndodhi kështu në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parë dhe ndaj qesha, kur i shmangëm këto. Nuk kam ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “Play-Off”. Polonia një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë tona. Do të luajmë në Varshavë në mars. Shorti i favorshëm? Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short....