Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Poloni – Shqipëri, kjo do jetë ndeshja gjysmëfinale e play-off për Kombëtaren. Pas shortit, nga Zyrihu foli edhe trajneri Sylvinho. Trajneri i Kombëtares tha se pret një tjetër Poloni, ndryshe nga debutimi i tij me Shqipërinë.  “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri brazilian i Shqipërisë.