“Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

“Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas shortit të “play off” ku Shqipëria u vendos përballë Polonisë.  Kreu i futbollit në vend, u shpreh se dëshironte të shmangte çiftin e parë, ku bënin pjesë Italisë dhe Uellsi. Ndër të tjera, ai theksoi se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë.  Duka zbuloi gjithashtu se para shortit preferonte një përballje me Sllovakinë. I pyetur për Kosovën, ai theksoi se “dardanët” i kanë mundësitë të për kaluar në Botëror.  “Çifti i parë nuk më pëlqente, nëse do të binim ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën.  Para shortit nuk kisha ndonjë preferencë, të gjitha janë të forta. Si u krijua shorti, doja të eliminonim çiftin e Italisë...