Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shorti na vendosi ndaj Polonisë, ja reagimet e Dukës dhe Sylvinhos
Armand Duka, presidenti i FSHF-së, dhe Sylvinho, kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas shortit të sotëm të “play off”-it të Botërorit 2026, ku goglat e vendosën kombëtaren shqiptare përballë Polonisë në gjysmëfinale dhe, nëse kalon më tej, përballë fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, në finale. Duka u shpreh: “I buzëqeshur? Ndodhi kështu, në fakt çifti i parë nuk më pëlqente, Italia dhe Uellsi. Më vjen mirë që eliminuam ato të parët dhe ndaj qesha, kur i shmangëm. Nuk kisha ndonjë preferencë, pasi të gjitha janë kombëtare të forta. I gëzuar dhe i buzëqeshur jam, pasi jemi këtu. Falenderojmë futbollistët dhe stafin që na mundësuan të luajnë në “play off”. Polonia është një kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë, por ne do të provojmë mundësitë...