Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër. Në fundjavë dëborë në Alpe, ulen temperaturat
Situata e kushteve të motit mbetet shqetësuese. Pavarësisht reduktimit të reshjeve gjatë ditës së enjte, sipas specialistes së Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe. “Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira”, tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEO. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte. “Për shkak të reshjeve me intensitet të shtuar, në të dyja qarqet, Gjirokastrën dhe...