Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar.. Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar
Të paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda. Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. “Kemi pasur reshje të vazhdueshme me intensitet nga mesatarja deri në nivel të lartë. Delvina është prekur më tepër ka pasur dhe situata që kemi ardhur për t’i parë nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe nga an e bashkisë dhe nënprefektit jemi informuar që janë...