Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria do përballet me Poloninë në Play Off të Botërorit, me ndeshjen gjysmëfinale që do mbahet në mars. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho foli për shortin, menjëherë pas hedhjes së goglave në Zyrih. Numri një i pankinës së kombëtares shprehet se pret një Poloni pak më ndryshe se herët e tjera. “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri.