Presidentja Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media. Kjo ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme u vendos pas konsultimeve të të parës së shtetit me krerët e partive politike. Presidentja Osmani këtë të enjte mblodhi krerët e partive politike me të cilët diskutoi për datën e zgjedhjeve. Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar. Megjithatë Presidentja ka vendosur që zgjedhjet të zhvillohen më 28 dhjetor. Takimi erdhi pasi i mandaturi...