Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Omani dekreton 28 Dhjetorin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor. Gjatë konferencës për media, pas takimit që më herët gjatë ditës mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për datën 28 dhjetor, pesë për 21 dhjetorin dhe tri parti thanë se cilado datë është në rregull për ta. Ajo po ashtu ka nënshkruar paraprakisht vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit. Nënshkrimi i derkretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin. “Në përputhje me...