Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë

Shorti i “play off”-it, Shqipëria rigjen Poloninë, Kosova përballë Sllovakisë

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih. Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024. Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi. Fati nuk i buzëqeshi kuqezinjve sa i përket fushës, pasi si në gjysmëfinale, ashtu edhe në rastin e një kalimi të mundshëm në finale, Shqipëria do t’i luajë të dyja ndeshjet si mike. Nga ana tjetër, Kosova u shortua me Sllovakinë. “Dardanët” gjithashtu do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë, por në rast kualifikimi në finale, Kosova do...