Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Albania Future Now: ekosistemi i inovacionit shqiptar, prezantohet në një tjetër arenë ndërkombëtare.
Pas prezantimit dinjitoz në konferenca globale si ITB Berlinit, Gitex, Viva Tech në Paris, Shqipëria po ngjitet në një tjetër arenë të madhe ndërkombëtare: në Slush, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botë për startup-e, investitorë dhe profesionistë të teknologjisë, që po zhvillohet në Helsink, në datat 19-20 nëntor. Nën sloganin “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet me disa nga talentet, startup-et dhe mbështetësit e ekosistemit të saj, të inovacionit, që do të përfitojnë nga mundësitë e mëdha që Slush ofron për prezantime përpara investitorëve ndërkombëtarë dhe fondeve, që mund të nxisin e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të tyre; për lidhje me mentorë, partnerë teknologjikë dhe kompani të mëdha; për fitim përvojash nga historitë e suksesit të themeluesve, që kanë ndërtuar kompani të mëdha,...