Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Situata nga përmbytjet në Novoselë, ushtria ndërhyn për largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet. Siç raporton A2 CNN, efektivët e ushtrisë kanë nisur punën me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura, ku niveli ka arritur të rrezikojë seriozisht pronat e banorëve. Përveç largimit të ujit, ushtarët po ndihmojnë edhe në evakuimin e banorëve, si dhe në nxjerrjen nga banesat e pajisjeve dhe sendeve të domosdoshme që rrezikohen nga dëmtimi. Ndërhyrja e Forcave të Armatosura vjen pas përkeqësimit të situatës në zonë, ku prurjet e larta dhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë shkaktuar probleme.