Shorti i Play Off, Kupa e Botës 2026/ Shqipëria drejt Polonisë, Kosova në Sllovaki

U hodh sot në Zyrih shoqrti i fazës Play Off i Kupës së Botës 2026 për 16 skuadra të UEFA-s dhe 6 ekipe të Konfederatave të tjera. Për Europën janë në dispozicion 4 bileta ndërsa për Konfederatat e tjera mbetën 2.

Në shortin për Shqipërinë (vazo 3) goglat ofruan Poloninë e vazos 2 me takimin e vetëm që zhvillohet me 26 mars 2026 në Poloni. Nga ana e saj Kosova peshkoi Sllovakinë po në udhëtim.

Rrugëtimi eventual për kuqezinjtë shkon drejt përballjes me Ukrainën ose Suedinë në transfertë ndrësa Kosova eventualisht pret në Prishtinë njërën prej Turqisë ose Rumanisë.

Rrugëtimi A

Itali – Irlanda e Veriut / Uells – Bosnjë

Rrugëtimi B

Ukrainë –Suedi / Polonia – Shqipëri

Rrugëtimi C

Turqi – Rumani / Sllovaki – Kosovë

Rrugëtimi D

Danimarkë-Maqedoni e Veriut/ Çeki – Irlandë

Dy biletat e Konfederatave të tjera në “play off” për Botërorin:

Republika Demokratike e Kongos pret fituesin e Nju Kaledonia – Xhamajka

Irak pret fituesin e Bolivia – Surinejm. E gjithë faza play Off e tyre zhvillohet në Meksikë.

Vazhdo leximin