Njoftim për fillimin e procesit të ri të licensimit të klubeve për sezonin 2026-27

Njoftim për fillimin e procesit të ri të licensimit të klubeve për sezonin 2026-27

Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të Klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe administratën e licensimit se ka nisur procesi i licensimit të klubeve aplikante për një licensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin 2026-2027. Kriteret që duhet të plotësohen janë gjashtë: kriteri sportiv kriteri i përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit kriteri i infrastrukturës kriteri i administratës dhe personelit kriteri ligjor kriteri financiar Afatet për paraqitjen e dokumentacionit nga klubet aplikante janë si vijon: Afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 31 janar 2026. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 28 shkurt 2026. Për kriterin financiar, afati i brendshëm është data 28 shkurt 2026,...