Yamal, trashëgimtari i Messit? Jordi Alba thotë jo: Leo është i pakrahasueshëm, pa rivalë

Yamal, trashëgimtari i Messit? Jordi Alba thotë jo: Leo është i pakrahasueshëm, pa rivalë

Pas shpalljes së tërheqjes nga futbolli disa javë më parë, çka do të ndodhë në fund të sezonit, mbrojtësi i majtë i Inter Miami, Jordi Alba, është rikthyer të flasë përmes një interviste për kanalin “El Larguero”: “Jam mjaft i qetë, edhe pse nga njëra anë futbolli do të më mungojë. Pas tërheqjes do të kthehem në Barcelonë. Përvoja familjare këtu ka qenë shumë e mirë. Edhe ajo sportive, por cilësia e jetës në Spanjë është spektakolare. Të jetosh këtu është ndryshe, edhe pse jam i sigurt se disa gjëra do të më mungojnë”. Pse u tërhoqe?Do të kisha mundur të qëndroja edhe një vit, ndoshta dy, por e di që nuk do të pendohem sepse projekte të reja janë në horizont. Ishte një vendim...