Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

Rakitic “ngre në qiell” Modric: Te Milani ende nuk kuptojnë sa me fat janë

20 Nëntor 2025 12:39 Alfred Lleshi Ish-ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses kroate, Ivan Rakitic, në një intervistë për “Flashscore” lavdëroi bashkëlojtarin e tij të shumë betejave, Luka Modric. Ai tha se ka një “raport special” me mesfushorin e Milanit: “E filluam të dy në kombëtare qysh të rinj, ai është ende atje. Është një person i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i madh. Nuk ka rëndësi nëse je tifoz i Real Madridit, Milanit, Kroacisë apo ndonjë skuadre tjetër, thjesht duhet ta duash Luka-n. Mënyra se si jeton dhe e interpreton futbollin është e admirueshme”. Për tifozët kuqezinj shtoi: “Në Milano nuk e kuptojnë ende sa me fat janë që e morën Luka-n. Të kesh një lojtar të tillë në dhomën e zhveshjes dhe në fushë është...