Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë/ Ndërsa në vendin e tij, caktohet…

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë/ Ndërsa në vendin e tij, caktohet…

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar në fushën e drejtësisë. Shkarkimi është raportuar të jetë bërë me pesë vota për, ndërsa në vendin e tij, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit ë Shtetit, është caktuar Agron Qalaj.