Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot, e enjte, datë 20 nëntor 2025, vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit me Osmanin ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi “ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione”. Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte 28 dhjetori. Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe që partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet...