Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vetëm prej 6 muajsh në Kanada, Thomas Muller zyrtarizon të ardhmen e tij
Thomas Muller do të vazhdojë aventurën e tij kanadeze edhe vitin e ardhshëm. Në një intervistë me “Kicker”, ylli gjerman konfirmoi qëllimin e tij për të vazhduar në MLS me Vancouver Whitecaps: “Po, do të luaj ende aty “, tha ai kur u pyet për sezonin e ardhshëm. Të dielën, 36-vjeçari Muller do të përballet me Los Angeles FC, në çerekfinalet e play-off. “Stadiumi do të jetë me 55,000 spektatorë për ndeshjen kundër Los Angeles. Biletat janë shitur prej disa ditësh, një rezultat i jashtëzakonshëm në Kanadanë e çmendur pas hokejit“, shtoi Muller. Edhe pse Müller tashmë mban rekordin gjerman me 35 tituj, një kampionat në Amerikën e Veriut do të thoshte shumë për ikonën e Bayern Munich. “Në kontekstin aktual, do të thoshte shumë,...