Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Rabiot: mezi pres të luaj derbin e parë me Milan, jam në vendin e duhur për të fituar sërish trofe
Andrien Rabiot nis sfidën kundër Inter. Disa ditë para derbit, mesfushori i Milan foli për ndjenjat e tij përpara ndeshjes: “Është një ndeshje emocionuese. Nuk e kam parë kurrë në stadium, por mezi pres të jem atje sepse më pëlqejnë shumë këto lloj ndeshjesh. Do të jetë mirë të them se kam luajtur në një derbi si ky”, tha francezi. Më tej, Rabiot komentoi: “Do të jetë e vështirë, jemi dy ekipe të forta. Detajet do të jenë vendimtare. Maignan më tregoi për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sa e rëndësishme është një fitore për historinë e klubit dhe për tifozët. E gjithë kjo më motivon, mezi pres të luaj, veçanërisht sepse nuk kam luajtur prej një muaji dhe mezi pres të kthehem në fushë.” Duke...