Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Anulohet seanca për spiunazh, kërkohet ekzaminimi i gjendjes mendore të Bedri Shabanit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të enjten se e ka anuluar seancën gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, meqë trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim për gjendjen mendore të Shabanit. Propozimin për këtë ekzaminim e ka bërë mbrojtja e tij, ndërsa Gjykata ka bërë të ditur se pret që procedura të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. Shabani dhe Qerimi akuzohen për spiunazh për Serbinë, ndërsa të dy janë deklaruar të pafajshëm. Në mesin e akuzave kundër tyre përfshihet dhënia e informacioneve për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) prej periudhës së luftës në Kosovë, e deri në periudhën e arrestimit të tyre më 2024. Sipas autoriteteve të Kosovës, ata e kanë rrezikuar dhe...