Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale

Automatizimi i regjistrimit të faturave përmes Inteligjencës Artificiale

Departamenti i Financës në Sigma VIG po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po kthehen në motorë të përmirësimit operacional. Projekti i ri i automatizimit të regjistrimit të faturave të blerjes, është një iniciativë e cila ndërthur platformën SelfCare, teknologjinë e IA-së dhe integrimin automatik me SAP. Kjo ka sjellë një transformim të prekshëm në mënyrën si trajtohen proceset financiare brenda kompanisë. Nga një proces tradicionalisht manual, i ngarkuar me volum të lartë pune dhe kohë të gjata për përpunim, Sigma VIG ka kaluar në një mekanizëm inteligjent, i cili lexon, përpunon dhe regjistron automatikisht mijëra fatura me saktësi të lartë. Ky projekt përfaqëson jo vetëm një rritje të efikasitetit dhe saktësisë, por edhe një qasje të re strategjike...