Osmani pritet të takohet me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve

Osmani pritet të takohet me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me liderët partiakë paraditen e së enjtes për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë. Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar një konfirmim prej Zyrës së Presidencës nëse do të mbahet takimi, por nuk ka marrë përgjigje. Raportimet për këtë takim vijnë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor. Njëjtë sikurse Konjufca, as lideri i LVV-së, Albin Kurti, nuk pati arritur ta formojë Qeverinë e re më 26 tetor. Për pasojë, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Partitë më të mëdha politike...