Vasseur: Në Las Vegas për t’u rikthyer në podium, Ferrari synon vendin e dytë për konstruktorë

Vasseur: Në Las Vegas për t’u rikthyer në podium, Ferrari synon vendin e dytë për konstruktorë

Në garën e Las Vegas, skuadra Ferrari synon të rinovojë sfidën e saj kundër Mercedes dhe Red Bull për vendin e dytë në botërorin për konstruktorë. Drejtori sportiv i “kokëkuqes” Frederic Vasseur sugjeron optimizëm të moderuar për një garë në të cilën Ferrari dy herë është ngjitur në podium (Leclerc 2023 dhe Sainz 2024). Një mision i mundshëm, por po aq i komplikuar, duke pasur parasysh se rivalët e tyre të drejtpërdrejtë kanë fituar aty (Red Bull me Max Verstappen në vitin 2023 dhe George Russell me Mercedes në vitin 2024). Ndërkohë që, gara e fundit në Brazil për Ferrari ishte një dështim, pasi të dy pilotët u tërhoqën nga gara. “Las Vegas është një ngjarje unike në kalendar: atmosfera, programi, me garën që zhvillohet...