Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Allegri buzëqesh para derbit, Pulisic dhe Leao sërish bashkë pas gati 100 ditësh
20 Nëntor 2025 9:56 Alfred Lleshi Milani është gati të rikthejë në fushë Rafa Leao dhe Christian Pulisic. Pas gati 100 ditësh nga hera e fundit, dyshja do të luajë sërish bashkë, gjë që nuk ndodhte që nga gushti, në debutimin e Kupës së Italisë kundër Barit. Atëherë bashkëpunimi zgjati vetëm pak më shumë se një çerek ore, pasi Leao u dëmtua në pulpë dhe humbi javët e para të kampionatit. Pas rikthimit të Pulisic, Max Allegri është gati t’i hedhë të dy titullarë në derbin e së dielës. Për herë të parë këtë sezon (ose të dytën, nëse llogaritet Bari), Leao dhe Pulisic do të jenë krah për krah në 3-5-2 e Allegrit. Lajm i madh për kuqezinjtë, duke parë formën e dobët të pjesës...