Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Griezmann: MLS është ëndrra ime, para se të iki dua të fitoj Champions dhe La Liga me Atletico
Sulmuesi i Atlético Madrid, Antonie Griezmann, foli për mediat në lidhje me objektivat dhe dëshirat e tij. Ai bëri fillimisht një vlerësim të sezonit të kaluar: “Kisha kaq shumë shpresa, kaq shumë ëndrra dhe marsi nuk ishte një muaj i mirë për askënd. Humbëm La Liga dhe Champions League, morali im ra ndjeshëm, më lëndoi shumë mendërisht dhe kjo ndikoi në lojën time më vonë”. “Do të doja ende të luaja sa më shumë, por e kuptoj që duhet të jem profesional, që duhet të jap shembull për të gjithë shokët e mi të ekipit. Më duhet t’i provoj trajnerit se jam ende gati të luaj, se kam gjithçka që duhet për të luajtur dhe për të fituar një vend në formacionin titullar”, shtoi sulmuesi...