Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Mblesëria për të hequr vajzën qafe dhe për ta çuar te burri”, sociologu tregon faktorët kryesorë
“Martesa ka filluar të mos jetë një institucion i qëndrueshëm”. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, sociologu Gëzim Tushe, sipas të cilit, kjo ka bërë që krizat e vazhdueshme të martesës të vënë në diskutim universal vlerat e saj. “Një nga konceptet e gabuara të martesës që na vjen dhe nga tradita është që ne e kemi konsideruar martesën si institucionin e vetëm të seksualitetit dhe të riprodhimit. Këto kanë qenë dy funksionet determinante të traditës për martesën dhe kjo ka bërë që në kohën e sotme ky ekuacion i martesës në funksionet e riprodhimit të ndryshojë dhe në një farë mënyre ka filluar të dominojë kjo martesa e formës moderne, martesa që quhet martesa suedeze, martesa katolike, forma të tjera të...