Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Këmbët e sakrifikuara të kampionit të botës, zbulohet kalvari i pafund i Zambrotta për të ecur
Ka ditë kur trupi ta paraqet “faturën” pa mëshirë. Ditë që nuk mund t’i shmangësh, që të dhembin edhe vetëm t’i shohësh, por që duhet t’i përballosh nëse do të vazhdosh të jetosh me të vërtetë.Për Gianluca Zambrotta, dje ka qenë një nga ato ditë. Ish-kampioni i botës ka përfunduar sërish në sallën e operacionit, duke nisur një rrugëtim që nuk flet vetëm për mjekësi, por për mbijetesë fizike. Nuk është një ndërhyrje çfarëdo; por etapë e detyruar e një historie të dhimbshme që vazhdon prej vitesh. Zambrotta e kishte treguar me një sinqeritet tronditës: “Jam operuar tri herë te menisqet e brendshëm. Nuk i kam më, as në të majtën, as në të djathtën. Me kalimin e kohës këmbët janë deformuar…, tashmë jam një rast...