Opinion / “Patriotët” që e vërshëllyen Xhakën do të krenohen të parët me të…

Opinion / “Patriotët” që e vërshëllyen Xhakën do të krenohen të parët me të…

Nga Lutfi Dervishi Në librin e saj, “Brenga e Ballkanit” Edith Durham bën një diagnozë klinike, e cila mbetet aktuale edhe sot, pas më shumë se një shekulli: ne duam me zjarr, urrejmë me zjarr, dhe zona gri na duket e huaj. Këtë mungesë të “zonës gri” e provoi së fundmi në mënyrën më të dhimbshme Granit Xhaka. Ai shtangu në “shtëpinë e tij”, teksa u përball me fishkëllima nga tifozët që e kishin duartrokitur gjatë gjithë karrierës së tij. Shkaku? Një keqinterpretimi klasik dhe malinj. Lajmi që mori dhenë ishte se: “Xhaka tha se ata që nuk bëjnë për Zvicrën, luajnë për Kosovën.” Kjo frazë e rëndë u përdor për të ndezur mllefin. Por e vërteta e fjalëve të Xhakës në intervistën për gazetën...