Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

20 Nëntor 2025 8:59 Telesport Përveç rikthimit romantik të Thiago Silva, skuiadra e Milan po shqyrton edhe opsione të tjera mbrojtëse për merkaton e janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po synojnë edhe danezin Thomas Kristensen. Qendërmbrojtësi që luan me Udinese në Serie A aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, por së shpejti mund të jetë përsëri i disponueshëm. Kontrata e lojtarit 23-vjeçar danez (2 gola në 52 ndeshje me Udinese në Serie A) skadon në vitin 2028, por friulianët mund të shqyrtojnë oferta në rreth 15-20 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen. Kristensen e njeh mirë kampionatin italian dhe për shkak të moshës së re mund të jetë një investim i mirë. Klubi është...