Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot shorti play-off për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova me sytë nga Zyrihu
Duke nisur nga ora 13:00 e kësaj të enjteje, shqiptarët do jenë me sytë nga selia e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës, aty ku do hidhet shorti play-off për të mësuar çiftet gjysmëfinale që do garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”. Të dyja skuadrat janë në Vazon e Tretë dhe kanë shmangur një përballje mes tyre. Rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë pikë janë ekipet e vendosura në Vazon e Dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki. Një nga këto katër emra do “peshkojnë” kuqezinjtë dhe një tjetër Dardanët. Ndarja e vazove Sa i takon ndeshjes së parë gjysmëfinale (26 mars 2026),...