Iu gjetën armë me partneren shqiptare, Adeyemi thyen heshtjen: Gabim i madh nga pakujdesia, pendohem thellë

Iu gjetën armë me partneren shqiptare, Adeyemi thyen heshtjen: Gabim i madh nga pakujdesia, pendohem thellë

20 Nëntor 2025 8:00 Alfred Lleshi Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund, ka folur për herë të parë mbi çështjen që e përfshiu atë dhe partneren e tij shqiptare, Loredana Zefi, duke i kushtuar një gjobë prej 450 mijë euro, e pagueshme në 60 këste ditore nga 7.500 euro, duke shmangur burgun pasi ishte i padënuar më parë. Ai shpjegon se “në fillim të vitit 2024, nga pakujdesia dhe pa menduar vërtet, porosita online një të ashtuquajtur ‘Mystery Box’, send i cili qenka i ndaluar”. Brenda shtëpisë së tij u gjetën armë të paligjshme sipas ligjit gjerman, të sekuestruara nga policia, e cila hapi një hetim. Adeyemi shton: “Ka qenë një gabim i madh, për të cilin pendohem thellë dhe ndiej keqardhje. E di që...