Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët
20 Nëntor 2025 8:03 Alfred Lleshi Java e risive te Barcelona vazhdon. Pas njoftimit zyrtar për rikthimin në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë kundër Athletic, klubi ka prezantuar fanellën e re të katërt, e cila del në shitje pikërisisht në 20-vjetorin e fitores historike 3-0 në “Bernabéu”, me Ronaldinho si protagonist absolut. Atë ndeshje shënuan Eto’o dhe më pas Ronaldinho (me dopietë), çka solli momentin ikonik kur tifozët e Real Madridit e duartrokitën brazilianin. Fanella përmban detaje simbolike: në brendësi të jakës janë numrat 14, 58 dhe 77, minutat e golave. Pantallonat e shkurtëra rikrijojnë modelin e asaj ndeshjeje, me ngjyrë grana dhe një vijë blu anësore. Fanella është tashmë në shitje në faqen dhe dyqanin zyrtar të klubit katalanas. Ajo është prezantuar nga...