15 Prill 2025
22:16
Telesport
Borussia Dortmund ka shënuar golin e dytë në sfidën ndaj Barcelonës që po luhet në këto momente në “Signal Iduna Park”. Serhou Guirassy shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, pas krosimit nga goditja e këndit dhe pasimit me kokë të Bensabaini. SHIKOGOLIN
Katalanasit reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me autogolin e Bensabaini, i cili dërgoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Fermin Lopez. SHIKOGOLIN
Një gol që iu jep frymëmarrje katalanasve pasi tani do jenë më të qetë në fushë, duke ditur që kanë fituar 4-0 ndeshjen e parë dhe me këtë gol ia vështirësojnë akoma dhe më shumë shanset Dortmundit për të bërë përmbysjen e madhe.
