Vendimi/ UEFA lejon Barcelonën të luajë ndeshjet e veta në “Kamp Nou”

Vendimi/ UEFA lejon Barcelonën të luajë ndeshjet e veta në “Kamp Nou”

Adriatik BALLA Në Spanjë dy klube e bëjnë diferencën në futboll. Ata janë Reali i Madridit dhe Barcelona. Edhe pse kampionati anglez është më cilësori sot për sot në botë, klubet angleze kur garojnë në kuadër të UEFA-s vetëm dyshen spanjolle kanë frikë. Në fakt, Reali ka dominuar skenën e futbollit për klube gjatë 15 vjetëve të fundit, duke fituar një numër të madh trofesh të Champions League, ndërsa Barcelona ka pasur më pak triumfe në Europë dhe ato kryesisht kur në gjirin e ekipit luante Lionel Mesi. Tashmë klubi katalanas është përfshirë nga zhvillimet infrastrukturore që pritet të kenë ndikim në të ardhmen. Në fakt, referuar informacioneve të fundit, UEFA i ka dhënë Barcelonës dritën jeshile për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve...